Anëtarët

Anëtarë të Odës së Tregtisë Kosovë – Zvicër mund të jenë personat juridikë dhe fizikë, që punojnë në Republikën e Kosovës, në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit dhe që e mbështesin shoqatën.

Të gjithë anëtarët e kanë të drejtën për mbështetje dhe këshilla, të cilat Oda e Tregtisë i vë në dispozicion për anëtarët e saj.

Shoqatat tregtare, Shoqëritë aksionare (Kooperativat) dhe firmat e vecanta që punojnë në fushën e industrisë, tregtisë ose shërbimeve tregtare dhe që e kanë selinë e biznesit të tyre, filialën, ose një veprimtari biznesore në Republikën e Kosovës, në Zvicër, apo në Principatën e Lihtenshtajnit;

Shoqata, fondacione, institucione dhe mekanizma publikë;

Individë.

Anëtarët e Këshillit e udhëzojnë dhe këshillojnë Kryesinë dhe e mbështesin atë me këshilla dhe aktivitete (vepra) gjatë kryrjes së detyrave të saj.

Anëtarë të nderit janë personalitete, të cilat përmes angazhimit të tyre të vecantë për Odën e Tregtisë, kanë merituar këtë titull.